Ballina Ekonomi

Siguria ushqimore, 162 kontrolle dhe 33 masa administrative

TIRANË 1 dhjetor /ATSH-I.Vata/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ushtroi sot 162 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në fabrika vaji ulliri, magazina ushqimore, përpunim qumështi, përpunim peshku, kategori e veçantë, furrë buke.

Drejtoritë Rajonale të AKU ushtrojnë veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit, kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi dhe verifikim kushtesh për investime IPARD.

“Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 33 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore. U asgjësuan 2016 litra vaj i ricikluar. Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 11 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë, mikrobiologjikë”, njofton AKU.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFestat e fundvitit, ndizen dritat e pemës te Pazari i Ri
Artikulli tjetërBallkani si një destinacion i vetëm, në edicionin e 27-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës