Ballina Aktualitet

Reshjet e dendura, Balla paralajmëron zonën e Divjakës: Prurjet e Shkumbinit, të larta

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Nisur nga situata e krijuar nga reshjet me intensitet të lartë gjatë ditës së sotme, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla ka paralajmëruar banorët e zonës së Divjakës për përmbytje.

Balla teksa ka parë nga afër në Papër të Elbasanit nivelin e prurjeve të lumit Shkumbin, i bën thirrje banorëve për të larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit.

“Papër e Elbasanit. Këtu është vendi i duhur për të parë nivelin e prurjeve të Shkumbinit, të cilat mund të rrezikojnë ekonomitë bujqësore në Bashkinë e Divjakës”, shprehet Balla.

Sipas tij prurjet janë të larta dhe vijimi i reshjeve në Librazhd mund ta rrisë edhe më tej nivelin e Shkumbinit.

“Prandaj duhen larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit”, tha Balla. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCryptoYen, Japonia synon një kriptomonedhë shtetërore
Artikulli tjetërPD: Rruga e Arbrit akoma nuk ka mbaruar sipas kontratës