Messi fiton për herë të shtatë Topin e Artë

BERLIN, 29 nëntor /ATSH-DPA/ – Sulmuesi i Argjentinës dhe Paris Saint-Germain, Lionel Messi, fitoi çmimin prestigjioz “Topi i Artë” si futbollisti më i mirë në botë, për herë të shtatë.

34-vjeçari mundi Robert Lewandowski të Bayern Munich dhe mesfushorin italian të Chelseat Jorginho.

Lewandowski fitoi sulmuesin e vitit, ndërsa Chelsea për arritjet në futboll për meshkuj dhe femra.

Mesfushorja e Spanjës dhe Barcelonës, Alexia Putellas, mori çmimin individual për femra.

Italiani Gianluigi Donnarumma mori çmimin e portierit ”Jashin”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.