Hormoni i stresit

ROMË, 28 nëntor /ATSH/ – Kortizoli është një hormon që prodhohet në trupin tonë në mënyrë fiziologjike, shkruhet në faqen melarossa.it.

Organet që përdoren për sintezën e tij janë gjëndrat mbiveshkore, të cilat rrisin prodhimin kur jemi në kushte stresuese.

Për këtë arsye quhet edhe hormoni i stresit.

Pavarësisht nga ky pseudonim i pakëndshëm, ai kryen shumë funksione thelbësore për trupin tonë.

Në fakt, ndryshimet në metabolizmin e kortizolit mund të kenë pasoja pak a shumë serioze.

Prandaj, është e rëndësishme të ruani një nivel të saktë të këtij hormoni në gjak.

Nga ana tjetër, nëse keni filluar një program dobësimi, një përqendrim i lartë në gjak mund të pengojë rikuperimin e një peshe të shëndetshme. Për të zbuluar nëse trupi ynë prodhon sasi të sakta të kortizolit, është e mundur të kryhen teste klinike, në gjendje të evidentojnë tepricat ose mangësitë.

Funksionet kryesore të kortizolit janë:

  • Hiperglicemik

Rrit nivelin e sheqerit në gjak (përqendrimi i glukozës në gjak). Ka efekt të kundërt me insulinën. Stimulon sekretimin e glukagonit, ndërkohë që pengon aktivitetin e receptorëve të insulinës. Rrjedhimisht, promovohet glukoneogjeneza (formimi i glukozës nga aminoacidet dhe yndyrat) në mëlçi.

  • Antiinflamator

Redukton proceset inflamatore. Në fakt, shumë ilaçe antiinflamatore përdorin pararendësin e kortizolit, kortizonin, si përbërës aktiv./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.