PRISHTINË, 27 nëntor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.591 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.758. Në total numri i rasteve aktive është 334”, informon Ministria.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.898 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.614.212 doza të vaksinës. Deri më sot 761.003 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, theksohet në njoftim.






















