Ballina Bota

GJERMANI – Spahn: Vala aktuale e COVID-19 më e keqja deri më sot

BERLIN, 26 nëntor /ATSH-DPA/ – Vala aktuale e pandemisë së COVID-19 është më e keqja që ka goditur Gjermaninë deri më tani, tha sot ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, teksa bëri thirrje për një reduktim të rreptë të kontaktit midis individëve.

“Situata është jashtëzakonisht serioze, aq serioze sa në asnjë moment në këtë pandemi deri më sot”, tha Spahn në një konferencë shtypi në Berlin.

“Ne duhet ta ndalojmë këtë valë”, shtoi ai, duke shprehur shqetësimin për variantin e ri që është shfaqur në Afrikën e Jugut dhe ka bërë që vendet evropiane, përfshirë Gjermaninë, të kufizojnë fluturimet nga rajoni.

Spahn nuk bëri thirrje për një bllokim total, një opsion që është përjashtuar nga partnerët e ardhshëm të koalicionit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuzhaqi, takim me studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”
Artikulli tjetërSiguria ushqimore, asgjësohen 1.2 tonë produkte