TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot angazhimin e bashkive për pastrimin e territorit.
Rama ndau një fotoalbum nga aksioni i pastrimit në disa qytete të vendit.
“Faleminderit për angazhimin çdo ditë e më shumë në Planin Kombëtar të Pastrimit. Pastrimi i vendit ku jetojmë është patriotizëm”, tha Rama.
Kryeministri ndau momente nga pastrimi sot në Tiranë, Bulqizë, Përrenjas, Lushnjë, Pogradec, Maliq, Vau i Dejës, Patos, Skrapar dhe Gjirokastër.
Plani i veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.






















