17 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 26 nëntor /ATSH/ Në 24 orët e fundit, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka bërë të ditur se në këtë 24 orësh nuk ka raste të vdekjes si pasojë e infektimit me virus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.349 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.612.311 doza të vaksinës. Deri më sot 759.901 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

“Nga 1.263 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.748. Në total numri i rasteve aktive është 335”, informon Ministria.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.