Ballina Bota

COVID-19 – Bum pranimesh në terapitë intensive austriake

VJENË, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Në Austri është kaluar pragu prej 600 pacientësh në kujdesin intensiv gjatë 24 orëve të fundit, thënë ndryshe 619 persona.

Ky është numri më i lartë për vitin 2021.

Rekordi i vjetër ishte ai i 12 prillit me 615 pacientë në kujdes intensiv.

Shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë u regjistrua saktësisht një vit më parë, më 25 nëntor 2020, me 709 shtretër të zënë.

Me 600 shtrime në spital u kalua i ashtuquajturi ”pragu 5”, që parashikon një bllokim të përgjithshëm, i cili u shty disa ditë./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Sassoli: Të veprohet sa më shpejt për mënjanimin e tragjedive si ajo e La Manshit
Artikulli tjetërBRATISLAVË – Sllovakia hyn në bllokim dyjavor për frenimin e COVID-19