Ballina Flash

Një ”Airbus A340” ulet për herë të parë në… Antarktidë!

LONDËR, 23 nëntor /ATSH/ – Për herë të parë në histori, një avion ”Airbus A340” u ul në Antarktidë, sipas BBC.

Ekuipazhi i ”Hi Fly 801” u drejtua nga kapiteni Carlos Mirpuri, i cili është gjithashtu edhe zëvendëspresident i kompanisë ”Hi Fly”.

Fluturimi zgjati pesë orë e gjysmë dhe ekipi kaloi më pak se tre orë në breg në Antarktidë duke mbuluar 2 500 milje detare.

“Pista është bërë nga pajisje speciale, që ka një koeficient adekuat frenimi”, theksoi kompania.

Fluturimi i parë i regjistruar në Antarktidë ishte një monoplan ”Lockheed Vega 1”, në vitin 1928, i drejtuar nga George Hubert Wilkins, një pilot dhe eksplorues ushtarak australian.

Fluturime të shkurtra si këto ishin mënyra se si shkencëtarët dhe hartografët fituan informacion jetik për topografinë e Antarktidës.

Deri më sot, nuk ka aeroport në Kontinentin e Bardhë, por ka rreth 50 pista ajrore.

Australia dhe Afrika e Jugut janë vetëm dy nga fuqitë globale me interesa në Antarktidë.

Meqenëse shumica dërrmuese e njerëzve mbërrijnë në Kontinentin e Bardhë me anije, të shohësh një ”A340” duke u ulur në një pistë akulli është sigurisht e këndshme./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRikthehet pas 2 vitesh Nata e Bardhë
Artikulli tjetërKevin Spacey gjobë milionëshe pas pretendimeve për abuzim