Ballina Flash

Ndërron jetë balerina e njohur Hueyda El Sayed

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare balerina e njohur, Hueyda El Sayed.

Balerina, vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ajo ndërroi jetë këtë mëngjes në një spital në Luksemburg. Hueyda El Sayed ka lindur në Tiranë, ndërsa prejardhja e saj ka qenë nga Sudani.

Përveç se balerinë, 46-vjeçarja njihej edhe si këngëtare e piktore.

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshë të re të balerinës, Hueyda El Sayed.

“Lamtumirë shoqe e vogël”, shprehet Rama.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Kryeministri francez Castex rezulton pozitiv
Artikulli tjetërRindërtimi dhe investimet, rritet importi i materialeve të ndërtimit