TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare balerina e njohur, Hueyda El Sayed.
Balerina, vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ajo ndërroi jetë këtë mëngjes në një spital në Luksemburg. Hueyda El Sayed ka lindur në Tiranë, ndërsa prejardhja e saj ka qenë nga Sudani.
Përveç se balerinë, 46-vjeçarja njihej edhe si këngëtare e piktore.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshë të re të balerinës, Hueyda El Sayed.
“Lamtumirë shoqe e vogël”, shprehet Rama.
/r.e/
