Aksion për pastrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Në Parkun Kombëtar të Butrintit, një nga pikat më të rëndësishme të turizmit kulturor, vazhdon puna për pastrimin e territorit.

Pjesë e planit të pastrimit gjatë ditës së sotme ishte zona përreth kalasë trekëndore të Ali pashë Tepelenës dhe një pjesë e bankinës së kanalit të Vivarit.

“Kujdesi dhe mirëmbajtja për monumentet dhe mjedisin përreth është pjesë e rëndësishme e punës sonë të përditshme. Por kujdesi dhe ndërgjegjësimi duhet të jetë nga të gjithë ne, për të mbrojtur dhe promovuar këto pasuri të veçanta të trashëgimisë tonë kulturore”, theksohet në njoftimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Parku Kombëtar i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur në dy anë nga liqeni i Butrintit dhe në një anë nga kanali i Vivarit.

/k.s/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.