Ballina Ekonomi

Ekspertizë e BB-së mbi standardet e shërbimeve ndaj qytetarëve

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Ekspertiza e Bankës Botërore do të kontribuojë në rritjen e standardeve të shërbimeve në dobi të qytetarëve.

Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi në një takim pune që zhvilloi në Tiranë, me përfaqësuesit e Bankës Botërore, Emanuel Salinas dhe Simon O’Meally, diskutoi mbi punën që duhet bërë mbi standardet e shërbimeve, monitorimin dhe përditësimin e vazhdueshëm të tyre.

“Ekspertiza e BB-së dhe kontributi i saj ndër vite në zhvillimin e qëndrueshëm në vendin tonë do të jetë një ndihmë e madhe në projektet që po diskutojmë mbi standardet e shërbimeve publike në dobi të qytetarëve”, tha Ekonomi.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRovena Rrozhani, pjesë e kolanës ndërkombëtare të librit për fëmijë
Artikulli tjetërKontrata me Pfizer, Komisioni i Ligjeve miraton Aktin Normativ