Ballina Ekonomi

U importuan më tepër karburant dhe cigare

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-tetor janë realizuar në masën 42.4 miliardë lekë, 6.3 miliardë lekë ose 17.4% më shumë se viti 2020, si dhe 2 miliardë lekë ose 4.9% më shumë se plani i akcizës për 10-mujorin 2021.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ndikim të rëndësishëm pozitiv në të ardhurat nga akciza ka patur rritja e importit të karburantit me 76.3 mijë tonë, ose 17.5% më shumë se viti i kaluar, me efekt në të ardhura 3.4 miliardë lekë, ose 18.2%. Po ashtu ndikim pozitiv dha edhe rritja e importit të cigareve me 252 tonë, ose 11.5% më shumë se viti i kaluar, me efekt në të ardhura 2.3 miliardë lekë, ose 18.1%.

Ndërkohë përgjatë periudhës 10-mujore janar-tetor është shënuar një rënie e prodhimit vendas të birrës, duke dhënë edhe një ndikim negativ në të ardhurat nga akciza.

Prodhimi vendas i birrës ra me 122 tonë, duke dhënë një efekt negativ në akcizë me 230 milionë lekë. Po ashtu me rënie është edhe importi i gazit të lëngshëm me rreth 17.9 mijë tonë, ose 14.1%, krahasuar me një vit më parë, me efekt negativ në akcizë me 10.4 milionë lekë.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, mbi ​1 milion e gjysmë të vaksinuar me 1 dozë anti-COVID
Artikulli tjetërNdërron jetë shkrimtari dhe dramaturgu, Fadil Kraja