Ballina Aktualitet

Vrasja e të miturit, SHÇBA nis hetimin mbi veprimet e policisë Fier

TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat reagoi sot në lidhje me deklaratat në medie të disa prej banorëve në fshatin Grecalli të Fierit, në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së të miturit.

“Pas publikimit në medie të disa deklaratave prej banorëve në fshatin Grecalli të Fierit në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së të miturit nga shtetasi i dyshuar, Klodian Çalamani, SHÇBA njofton se ka nisur procedurat hetimore mbi veprimet e Policisë Fier në lidhje me denoncimet e kryera ndaj autorit përpara ngjarjes së datës 16.11.2021”, thuhet në një njoftim të SHÇBA.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMasë disiplinore ndaj prokurores Odeta Todorushi, KLP pranon kërkesën
Artikulli tjetërSHBA – Fauci: Nëse rrisim vaksinimet dalim nga pandemia në 2022-shin