TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka realizuar disa ndryshime në rregulloren për përcaktimin e elementëve të përllogaritjes dhe nivelet e tarifave që u ngarkohen subjekteve të mbikëqyrura, si dhe procedurat e arkëtimit dhe rakordimit të tyre.
Ndryshimet në rregullore janë publikuar në faqen zyrtare të Autoritetit, për konsultim publik.
Sipas AMF-së, objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i elementëve të përllogaritjes dhe nivelet e tarifave që u ngarkohen subjekteve të mbikëqyrura nga Autoriteti, si dhe procedurat e arkëtimit dhe rakordimit të tyre.
/j.p/r.e/













