Ballina Bota

BRUKSEL – Stoltenberg mbështet aktivitetet e Polonisë

BRUKSEL, 16 nëntor /ATSH-PAP/- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes të BE-së sot në Bruksel shprehu mbështetjen për aktivitetet e Polonisë në kufirin polako-bjellorus dhe gjithashtu shqetësimin për veprimet e Rusisë, sipas një burimi të BE-së.

Sipas BE-së, situata në kufirin polako-bjellorus ishte tema kryesore gjatë bisedimeve. Të gjitha vendet anëtare të BE-së shprehën mbështetjen e tyre për Poloninë dhe shtetet baltike.

Gjithashtu, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi se, Aleanca po monitoronte nga afër situatën në kufi dhe ishte në dijeni të rolit të Rusisë në  këtë krizë.

Përpara takimit me ministrat e mbrojtjes të BE-së, Stoltenberg tha se,”ne shprehim solidaritet të plotë me Poloninë dhe aleatët e tjerë të prekur nga kriza e migrantëve”. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Mitsotakis: Kthimi i Mermerëve të Partenonit, një çështje parimore dhe politike
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e mërkurë 17 nëntor 2021