Ballina Flash

“Shqipëria buzëqesh”, 2,008,460 vaksinime në gjithë vendin

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 2 008 460 vaksinime antikovid në gjithë vendin.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu teksa publikoi mbrëmjen e së hënës shifrën e vaksinimit në total.

Manastirliu tha se vetëm ditën e sotme janë kryer 8 356 vaksinime anti-COVID.

Të shtunën mbërritën në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,646,720 vaksina anti-COVID.

Nga 1 nëntori e deri sot janë më shumë se 28 mijë qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur. Ndërsa prej 1 nëntorit sipas udhëzimit të Komitetit të Ekspertëve ka nisur edhe vaksinimi i fëmijëve 12-15 vjeç  me probleme të sistemit imunitar.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,047,822 doza të vaksinës ndaj COVID-19, ku 1,047,822 doza të para, 924,194 doza të dyta dhe 28,088 doza të treta.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBJELLORUSI – Merkel-Lukashenko bisedë telefonike mbi krizën e migrantëve
Artikulli tjetërBRUKSEL – Borrell: Negociatat me Shqipërinë dhe MV të nisin deri në fund të vitit