TIRANË 15 nëntor /ATSH-I.Vata/ Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se duhet të vendoset dialogu me fermerët e Myzeqesë të cilët kanë dalë në protestë duke kërkuar ndryshime në paketën fiskale për bujqësinë.
Presidenti Meta, ndërsa përcolli protestat e fermerëve të Myzeqesë, shprehet se dëgjimi i zërit të tyre është i domosdoshëm.
“Me shumë vëmendje po përcjell protestat e fermerëve të Myzeqesë dhe trevave përreth. I njohur me kërkesat e tyre për përmirësimin e paketës fiskale në lidhje me bujqësinë, theksoj rëndësinë e vendosjes sa më parë të dialogut, për vlerësimin nga ana e Qeverisë të propozimeve, që ata kanë bërë. Mbështetja e sektorit të bujqësisë, jetik për ekonominë e vendit, si dhe dëgjimi i zërit të fermerëve është i domosdoshëm”, u shpreh Meta.
/j.p/r.e/












