Ballina Flash

Rita Ora i dhuron Tiranës kostumin popullor shqiptar

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/- Në Muzeun Etnografik të Tiranës, që bashkia do ta krijojë brenda godinës së “Sarajeve të Toptaneve”, do të ekspozohet edhe kostumi popullor tradicional shqiptar, të cilin këngëtarja Rita Ora, e ka veshur në videoklipin e këngës hit “Gunna”, pjesë e albumit ‘Bang’.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë të ditur lajmin për dhurimin e kostumit popullor nga këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare.

“Shume faleminderit Besnik Sahatçiu, Vera Ora dhe Elena Ora për ndihmën ndaj komunitetit të mësuesve shqiptarë në Londër duke e kthyer “Queens Arms” në qender komunitare! Falenderime pa fund Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin popullor shqiptar, që ne ta fillojmë Muzeun e ri Etnografik me një ‘Bang'”, shprehet Veliaj.

Godina e “Sarajeve të Toptanëve” ka shërbyer si legata e parë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, që në kohën e “Zogut”, do të kthehet në një muze të qytetit që do evokojë traditën, si dhe historinë diplomatike.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Numri i të infektuarve me Covid-19 mbi pesë milionë
Artikulli tjetërOsmani: Shpresoj të kemi një proces zgjedhor pa incidente