TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat vijnë në dendësim në orët e vona të mbrëmjes.
Në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu me intensitet të ulët e shtrëngata lokale përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje 1-8 m/s. Dallgëzimi në det parashikohet i forcës 1-2 ballë.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 6/16 | Diell re |
| Kukës | 3/17 | Diell re |
| Lezhë | 6/19 | Diell re |
| Dibër | 2/18 | Diell re |
| Durrës | 9/21 | Diell re |
| Tiranë | 9/22 | Diell re |
| Elbasan | 8/22 | Diell re |
| Berat | 6/20 | Diell re |
| Vlorë | 9/20 | Diell re |
| Korçë | 1/16 | Diell re |
| Gjirokastër | 3/17 | Diell re |
| Sarandë | 7/18 | Diell re |























