Ballina Uncategorized

COVID-19/ Spahn: Të bëjmë gjithçka për të thyer dinamikën e virusit

BERLIN, 13 nëntor /ATSH-DPA/- Organi zyrtar gjerman i kontrollit të sëmundjeve (RKI) bëri thirrje që të vendosen sërish kufizime të gjera në jetën publike, kur ndodhi vala e katërt e pandemisë së koronavirusit.

Instituti Robert Koch (RKI) ka lëshuar një apel urgjent “për anulimin ose shmangien e ngjarjeve më të mëdha, ku është e mundur, dhe për reduktimin e të gjitha kontakteve të tjera jo thelbësore”.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Berlin, ministri i Shëndetësisë Jens Spahn theksoi ‘’se duhet të ndërmerren veprime urgjente’’.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të thyer dinamikën, përndryshe do të jetë një dhjetor i hidhur për të gjithë vendin”, shtoi ai.

Ministri i Shëndetësisë në kabinetin e përkohshëm ka bërë thirrje për futjen e rregullit kufizues “2G” i cili lejon akses në ngjarje publike vetëm për ata që janë vaksinuar ose që janë shëruar nga Covid-19.

Spahn njoftoi gjithashtu një rritje të pagesave për mjekët për administrimin e vaksinave në një përpjekje për të rritur normat e vaksinimit.

RKI regjistroi një tjetër rekord prej 263.7 rastesh të konfirmuara të koronavirusit për 100 000 njerëz në 24 orët e fundit.  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProcedohen penalisht për shpërdorim detyre 4 punonjës të IKMT-së
Artikulli tjetërGJERMANI- Merkel: Njerëzit janë të detyruar të vaksinohen kundër COVID-19