TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Një tjetër familje në nevojë në Dardhë të Librazhdit do të festojë festat e fundvitit në shtëpinë e re.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëkohësisht deputet i qarkut të Elbasanit, ndau sot pamje nga kantieri i punimeve për ndërtimin e banesës së re të familjes Kurti.
“Ndërsa puna për të ndërtuar një shtëpi të re për familjen Kurti ka filluar, dëshiroj të falenderoj këdo që iu bashkua thirrjes për mbështetje. Fatmir Brazhda do të jetë pika e kontaktit për ta çuar deri në fund dëshirën e tri fëmijëve, për të hyrë në shtëpinë e re në Krishtlindje me fjalën e Skënderbeut ‘bashkimi bën fuqinë’”, tha Balla.
Familja Kurti tashmë ka mundësi ta kalojë Vitin e Ri në një shtëpi të re, pas kontributit të bizneseve dhe banorëve të zonës, për t’i dhënë kësaj familje, ekstremisht të varfër, një shtëpi të re.
/m.m/a.a/r.e/






















