Ballina Bota

GJERMANI – Scholz: Masa për frenimin e Covid-19

BERLIN, 11 nëntor /ATSH-AFP/ – Socialdemokrati Olaf Scholz, i thirrur për të marrë detyrën nga Angela Merkel në krye të Gjermanisë, shpreson se vendi do të duhet të hyjë në një betejë intensive për të frenuar shpërthimin e ri të epidemisë së koronavirusit, pasi vetëm kështu do të ishin në gjendje ta frenonin atë.

“Duhet të marrim të gjitha masat e nevojshme për të kaluar këtë dimër. Duhet të mbrojmë vendin tonë nga dimri”, ka kërkuar zëvendëskryeministri aktual para parlamentit.

Scholz u bëri thirrje aleatëve për fillimin e shtrëngimeve të kufizimeve për personat e pavaksinuar./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDPA marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Librit dhe Leximit
Artikulli tjetërShqipëri-Mal i Zi, marrëveshje për lehtësimin e kontrolleve fitosanitare