Ballina Flash

NASA shtyn uljen në Hënë

UASHINGTON, 10 nëntor /ATSH-DPA/ – Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka shtyrë uljen e planifikuar të astronautëve amerikanë në Hënë të paktën deri në vitin 2025.

“Kthimi në Hënë sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt është një prioritet për agjencinë”, deklaroi administratori i NASA-s Bill Nelson, në një konferencë shtypi.

Ai vuri në dukje se ulja e parë e astronautëve nën programin ”Artemis” të agjencisë ”nuk do të jetë më herët se 2025″.

Afati kohor i ”Artemis” fillimisht parashikoi që astronautët amerikanë të zbarkojnë në Hënë për herë të parë në gati 50 vjet deri në vitin 2024.

Duke qenë se misioni tashmë e ka tejkaluar ndjeshëm buxhetin e tij, vëzhguesit dyshojnë prej kohësh nëse kjo kohë do të respektohet.

Mosmarrëveshjet ligjore janë një tjetër faktor prapa vonesës pasi, kur kompania hapësinore e Elon Musk ”SpaceX” mori një urdhër nga NASA për të zhvilluar pajisjen e parë komerciale të uljes hënore në prill, kompania hapësinore ”Blue Origin” e themeluesit të Amazon Jeff Bezos ngriti një padi që u bllokua në gjykata./    /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakU-21, Dobra dhe Selmani: Jemi grup i mirë, vlerësojmë kundërshtarët
Artikulli tjetërPërfundon unazimi i shpendëve në Parkun Kombëtar të Prespës