Ballina Ekonomi

Interesat e kredisë për SME-të, 5.6%

TIRANË, 10 nëntor /ATSH/ Normat e interesit të kredive në lekë për bizneset qëndruan në nivele të ulëta edhe në tremujorin e tretë të vitit, duke lehtësuar kështu financimin e sektorit privat.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, norma mesatare e interesit të kredisë në lekë, për biznesin shënoi 5.6 %, pothuajse në të njëjtin nivel në fillim vitin 2021.

Sipas BSH-së, norma mesatare e interesit për kredi deri në vlerën 35 milionë lekë, rezultoi në nivelin 5.6 % në tremujorin e tretë, nga 5.8 % dhe 6.2 % që ishte në dy tremujorët paraardhës.

Ky segment përfaqëson kryesisht kreditë që jepen për bizneset e vogla dhe të mesme (SME).

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKreditimi për bujqësinë 16.2 %
Artikulli tjetërKrifca në konferencën ndërkombëtare të bujqësisë