TIRANE, 10 nëntor /ATSH/ Bankat tregtare në vend rritën kreditimin për bujqësinë gjatë 2021.
Statistikat e Bankës Qendrore bëjnë të ditur se, kredia në bujqësi u rrit me 16.2 % krahasuar me një vit më parë. Kredia e disbursuar për bujqësinë përbën rreth 1.5 % të kredisë së dhënë për kompanitë private.
Ndërkohë, portofoli total i kredisë për bujqësinë në fund të 2021-shit arriti vlerën 6 miliardë lekë.
/r.e/



















