Ballina Bota

GREQI – Zbulohet një anije e mbytur e epokës klasike

ATHINË, 9 nëntor /ATSH –ANA-MPA/-Një studim mbi zonat detare për ndërlidhjen nënujore Kretë-Peloponez ka treguar se është gjetur një anije e mbytur unike e epokës klasike, njoftoi Operatori i Pavarur i Transmetimit të Energjisë (IPTO).

Anija e rrallë u zbulua gjatë inspektimit të shtratit të detit pranë ishullit Kythira për ndërtimin e ndërlidhjes nënujore Kretë-Peloponez.

Sipas rezultateve paraprake të hulumtimit të kryer nga Eforati i Antikiteteve Nënujore dhe Qendra Greke për Kërkimet Detare (QHMR), me financim nga IPTO, anija e mbytur, e cila ndodhej në një thellësi prej 222 metrash, daton nga fundi i shekullit të V deri në mesin e shekullit të IV para Krishtit.

Në kuvertën e ngarkesës së anijes së fundosur u identifikuan amforat me origjinë nga Korfuzi, Skopelos dhe Kios, fakt që tregon për aktivitetin e zhvilluar tregtar në detin Egje dhe Jon. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRI – Memoriali i ri i Holokaustit përurohet në Vjenë
Artikulli tjetërKukësi, “bashkia model” për Brezin e Gjelbër Evropian 2021