TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ Mbi 30 mijë qytetarë në vit rinovojnë lejen e drejtimit të automjetit me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 3-5 vjet afat, kjo sipas direktivave të BE-së.
Tashmë këta qytetarë do të mund të rinovojnë lejen e tyre të drejtimit të mjetit me një tarifë 43 % më të ulët.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) informon se ka nisur ofrimin e rinovimit të leje drejtimeve me afat të kufizuar, 3-5 vjeçare dhe çdo rinovim leje drejtimi me kufizim afati për shkaqe shëndetësore do të kushtojë 2 mijë lekë nga 3500 që kushtonte.
“Kemi prioritet qytetarin dhe uljen e kostove për kategoritë sociale që rëndohen nga tarifat. Tashmë mbi 30 mijë qytetarë në vit rinovojnë lejen e drejtimit të automjetit me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore përfitojnë ulje të tarifës nga 3,500 lekë në 2,000 lekë”, bën të ditur DPSHTRR.






















