Ballina Flash

OECD: Përparësi shëndetit mendor në vazhdën e pandemisë

PARIS, 4 nëntor /ATSH-DPA/ – Problemet psikologjike, si ankthi ose depresioni, janë rritur ndjeshëm gjatë pandemisë së COVID-19, sipas një studimi të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

“Të rinjtë dhe të rriturit, të cilët kanë humbur punën ose të ardhurat e tyre, ose janë ndjerë të kërcënuar nga një humbje e tillë, janë veçanërisht të prekur”, tha sot OECD në publikimin e raportit.

“Kostot ekonomike të shëndetit të dobët mendor janë të mëdha: ato arrijnë mesatarisht në më shumë se 4,2 për qind të PBB-së”, vlerësoi organizata.

Edhe para pandemisë, njerëzit që vuanin nga sëmundje mendore kishin 20 për qind më pak gjasa të punësoheshin dhe fitonin mesatarisht 17 për qind më pak.

Situata ka ndryshuar pak në pesë vitet e fundit, në fakt, njerëzit me sëmundje mendore thuhet se po përballen edhe më shumë me tregun e punës, se më parë.

Ndihma për të prekurit është shpesh e pamjaftueshme dhe vjen shumë vonë.

Prandaj, autorët e studimit po bëjnë thirrje që shëndeti mendor të vihet në fokus në diskursin publik.

Ata, gjithashtu, duan të shohin masat parandaluese dhe opsionet e trajtimit të zgjeruara./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi 800 nxënës mësim me standarde në dy shkollat e rindërtuara në Kavajë
Artikulli tjetërGoditje abuzivitetit në transportin rrugor