Ballina Bota

COVID-19 – Bavaria detyron përdorimin e maskave në shkolla

MYNIH, 4 nëntor /ATSH-DPA/ – Shteti gjerman i Bavarisë ka vendosur të rifusë rregullat që kërkojnë përdorimin e maskave mbrojtëse ​​në shkolla, mes dëshmive të rritjes së incidencës së COVID-19.

Masa do të hyjë në fuqi kur nxënësit të kthehen nga pushimet e tyre aktuale të vjeshtës dhe do të vendoset për një javë në shkollat fillore dhe dy javë në shkollat për fëmijët më të rritur.

Një masë e ngjashme u hoq në fillim të tetorit.

“Nga data 8 nëntor do të zbatohet detyrimi për të mbajtur maska gjatë mësimit dhe në të ashtuquajturat pika takimi në godinën e shkollës, por jo në mjedis të hapur”, tha ministri i Kulturës, Michael Piazolo.

Maskat mjekësore do të kërkohen për nxënësit më të rritur, ndërsa maskat e thjeshta do të mjaftojnë për nxënësit e shkollave fillore./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE  04/11/2021
Artikulli tjetërMbi 14 mijë seanca dialize falas në janar-tetor