Ballina Bota

REPUBLIKA ÇEKE – Qeveria e ardhshme kundër adoptimit të euros

PRAGË, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Ndryshimi i afërt i qeverisë në Republikën Çeke nuk do ta vendosë vendin e Evropës Qendrore në një kurs më të shpejtë drejt adoptimit të euros, njoftuan sot partitë në negociata për një koalicion qeverisës.

“Një plan i tillë, për t’iu bashkuar monedhës së përbashkët evropiane, nuk do të ishte i dobishëm për vendin, tani për tani”, thanë përfaqësuesit, sipas agjencisë së lajmeve CTK.

“Republika Çeke, gjithashtu, nuk i përmbush ende kriteret e deficitit për futjen e euros”, shpjeguan ata.

Dy aleanca opozitare fituan së bashku 108 nga 200 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e tetorit dhe njoftuan se do të formonin një qeveri të qendrës së djathtë.

Partitë janë ende duke përcaktuar bazat e marrëveshjes së tyre të koalicionit dhe strukturën e kabinetit të ardhshëm.

Për momentin, kryeministri populist Andrej Babis është ende në detyrë, pavarësisht humbjes së tij në zgjedhje./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRruga Podujevë-Prishtinë përfundon vitin e ardhshëm
Artikulli tjetërKonferenca e OKB-së mbi ndryshimet klimatike, Rama publikon fotoalbum