Ballina Aktualitet

Meta takon Di Maio-n: Italia, partner strategjik

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Presidenti Ilir meta zhvilloi një takim në Romë me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio.

Takimi u zhvillua gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19″.

Meta theksoi në një reagim se, “Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës tonë europiane, marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale me të cilën meritojnë të fuqizohen më tej, në të gjitha fushat”.

“Komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali, urë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”, shtoi Meta.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFurnizimi me inpute bujqësore me TVSH të reduktuar
Artikulli tjetërKredia për blerjen e pasurive të paluajtshme, 140 miliardë lekë