Ballina Aktualitet

Rama takon Leonardo Di Caprion: Kur je komshi dhe të lidh mbrojtja e Vjosës

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale duke biseduar me aktorin e njohur të Hollivudit, Leonardo Di Caprio.

Kryeministri Rama po merr pjesë në Konferencën e Klimës në Glasgou, Skoci.

“Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës”, shkruan Rama.

Një vit më parë aktori i njohur amerikan Leonardo Di Caprio vlerësoi vendimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe qeverisë për ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve në lumin Vjosë dhe kthimin e saj në park kombëtar.

Leonardo Di Caprio iu bashkua dy vjet më parë nismës për mbrojtjen e lumit Vjosa kundër ndërtimit të hidrocentraleve.

Në rrugën e tij, mbi 270 km, lumi i Vjosës karakterizohet nga kanione të bukur, rrjedha të rrëmbyeshme, ishuj dhe kthesa që krijojnë gjarpërime të mrekullueshme.

Çfarë e bën këtë lumë vërtetë të veçantë ndërkombëtarisht është fakti, se pothuajse të gjitha degët e tij rrjedhin të pandërprera dhe të paprekura, duke krijuar një rrjet lumor të gjallë si diçka që nuk haset më aktualisht në Europë.

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAnkimimi për gjyqtaren Alkelina Gazidede, KPA shtyn vendimin
Artikulli tjetër”Amazon” premton dy miliardë dollarë për pasurimin e tokës në Afrikë