Ballina Ekonomi

Mbrojtja e prodhimit vendas, taksë importimit të qumështit pluhur

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Ndryshimet në ligjin “Për taksat kombëtare” parashikojnë vendosjen e një takse prej 100 lekë/kg për importimin dhe prodhimin e qumështit pluhur, nga niveli 0 lekë/kg që është aktualisht.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj prezantoi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave ndryshimet në këtë ligj.

“Ky propozim synon që të incentivojë prodhimin dhe tregtimin në vend të qumështit, me synim mbështetjen e fermerëve vendas. Kjo, duke marrë në konsideratë dhe faktin se, sektori i qumështit konsiderohet si sektor me përparësi nisur nga potenciali për zëvendësimin e importit. Duke parashikuar një import mesatar prej rreth 1000 tonë qumësht pluhur në vit, referuar të dhënave të vitit 2019 dhe gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 (duke qenë se 2020 konsiderohet vit i veçantë për shkak të pandemisë), me vendosjen e taksës 100 lekë/kg parashikohet një efekt financiar pozitiv në të ardhurat e shtetit me 100 milionë lekë në vit”, tha Ibrahimaj.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDrejtoresha e Europolit, letër falënderimi Ardi Veliut
Artikulli tjetërTaksë mbi karburantin e mjeteve lundruese për turizëm