Ballina Flash

Deklasifikohet dosja e gazetarëve të dënuar nga diktatura

TIRANË 2 nëntor /ATSH-I.Vata/ Në kuadër të kurimit të së shkuarës, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka deklasifikuar dosjen e ish-Sigurimit të Shtetit për gazetarët e dënuar nga diktatura.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit publikoi dosjen në Ditën Ndërkombëtare që kërkon t’i jepet fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve duke sjellë në vëmendje gazetarët e dënuar nga diktatura, të cilët u gjykuan, u dënuan, u burgosën që me instalimin e regjimit komunist.

Dënimi i gazetarëve, gjykimi, e jo në pak raste, ekzekutimi i tyre, ishin ndër mënyrat e mbytjes së fjalës së lirë, mendimit kritik, opinionit të pavarur dhe qasjes intelektuale ndaj realitetit.

Po ashtu, Autoriteti i Dosjeve publikon formularin e aplikimit për të interesuarit për t’u njohur me dosjet.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKursi i këmbimit, forcohet leku, monedhat e huaja humbasin terren
Artikulli tjetërRifunksionalizohet terminali doganor në “Trepçë”, Kurti: Padrejtësisht i ishte dhënë një privati