Ballina Flash

“Shqipëria buzëqesh”, 1,915,470 vaksinime në gjithë vendin

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1 915 470 vaksinime antikovid në gjithë vendin.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu teksa publikoi mbrëmjen e së hënës shifrën e vaksinimit në total.

Manastirliu tha se vetëm ditën e sotme janë kryer 5 609 vaksinime antikovid.

Nga sot nis aplikimi i dozës së tretë të vaksinës antikovid.

Vaksina përforcuese do të aplikohet për qytetarët të cilët janë mbi 60 vjeç dhe tek ata persona që kanë mbi 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.

Rreth 885,613 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antikovid.

Vaksinimi është i hapur dhe të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antikovid. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina antikovid.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Merkel: Çmimi mbi karbonin, mjet efikas për një energji të pastër
Artikulli tjetërSOFJE – Bullgaria dërgon ushtarë në kufirin e saj me Turqinë