Ballina Ekonomi

Unaza Lindore e Tiranës, tashmë e gjitha funksionale

 

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Unazës së Madhe të Tiranës, ku po vijojnë punimet me ritme të larta.

Rama tha se “për qarkullimin e automjeteve është hapur një tjetër segment i kësaj vepre, nga mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i Ri, duke lehtësuar lëvizjen në këtë zonë të kryeqytetit”.

Ndërkohë, Kryeministri theksoi se “në lotet e tjera po vijon puna me ritme të larta për të bërë të mundur përfundimin e tyre brenda një kohe sa më të shkurtër”.

Unaza e Madhe e Tiranës është një vepër e rëndësishme për banorët e kryeqytetit, por edhe për të gjithë udhëtarët shqiptarë dhe të huaj.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

/m.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNga 1 nëntori nis doza e tretë e vaksinës antiCOVID
Artikulli tjetërNjë akullnajë në Antarktidë emërtohet Glasgou