Ballina Flash

Publikohet studimi 20-vjeçar “Relievi strukturor i Shqipërisë”

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ “Relievi strukturor i Shqipërisë” titullohet studimi 20-vjeçar i Prof.Dr. Gjovalin Gruda, i publikuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Departamentin e Gjeografisë të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës.

Kjo vepër e realizuar si punim monografik nga Prof.Dr. Gjovalin Gruda paraqet një punim madhor të rëndësishëm në fushën e Gjeomorfologjisë së Shqipërisë dhe Gjeografisë fizike në tërësi. Vepra u botua nga Akademia e Shkencave.

Në këtë vepër trajtohet për herë të parë relievi strukturor i vendit tonë, i cili është mbizotërues ashtu si në të gjithë relievin e kores tokësore. Kjo vepër në nivel monografie do t’ju shërbejë pedagogëve dhe studentëve të Gjeografisë, Gjeologjisë, Gjeodezisë etj.

Në promovimin e studimit, Gruda tha se studimet do të vijojnë pa ndalur, pasi kjo shkencë ka një rëndësi të veçantë për çdo jetën e çdo personi, pasi lidhet drejtpërdrejtë me mjedisin ku ai ndërton jetën e tij.

Sipas tij, studiuesit duhet të krijojmë bazat e një gjermofologjie studimore të gjeormofologjisë europiane në gjeomorfologjinë shqiptare.

Vepra Relievi Strukturor me vëllim 610 faqe është punim i një harku kohor rreth 2 dekada. Kjo vepër pasqyron relievin e gjithë vendit tonë në lidhje të ngushtë me strukturat gjeologjike, shumëllojshmërinë shkëmbinjve dhe kushtet tekto-dinamike të zhvillimit të tyre.

Ky punim është realizuar mbi bazën e një evolucioni të gjatë të strukturave të vendit tonë në lidhje të ngushtë me fazat e këtij evolucioni. Kjo vepër trajton për herë të parë lidhjen gjenetike midis gjeomorfologjisë strukturore dhe gjeologjisë.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKur kupton gjithçka vetëm nga mimika e përkthyeses!
Artikulli tjetërCOVID-19 – Gjermanët gjithnjë e më të shqetësuar për infeksionet në rritje