Ballina Flash

Shkodër, makina e sekuestruar kthehet në bibliotekë të lëvizshme

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Makinat e konfiskuara nga trafikantët e drogës po kthehen në biblioteka të lëvizshme.

Ditën e sotme, në Shkodër u zhvillua ceremonia e dorëzimit të makinës së transformuar tashmë në bibliotekë të lëvizshme.

Republika Federale e Gjermanisë përmes GIZ-së po mbështet qeverinë shqiptare në luftën kundër flukseve të paligjshme financiare, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në zona veçanërisht të prekura.

Ripërdorimi i aseteve të konfiskuara për qëllime sociale, po kryhet në bashkëpunim të ngushtë me bashkinë Shkodër, Agjencinë Shqiptare për Administrimin e Pasurive të Konfiskuara dhe Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë.

Biblioteka e lëvizshme është krijuar për të përmirësuar qasjen në arsim në komunitetet e thella. Përzgjedhja e librave bëhet në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit Parauniversitar të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë. Kjo siguron që biblioteka e lëvizshme të përmbajë libra që janë pjesë e programit të leximit të shkollave.

/k.s/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇekia miraton njohjen e certifikatës digjitale shqiptare të COVID-19
Artikulli tjetërNokia prezanton celularin nostalgjik 6310