Ballina Flash

Parashikimi i motit, 27 tetor 2021

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore.

Nëpër lugina do të ketë në orët e mëngjesit mjegull të dendur apo mjegullinë si dhe vesë.  Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje 1-5 m/sek ndërsa në bregdet 8-10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/20 Diell
Kukës 3/15 Diell re
Lezhë 9/22 Diell
Dibër 2/14 Diell re
Durrës 10/23 Diell
Tiranë 10/23 Diell
Elbasan 11/24 Diell
Berat 8/23 Diell
Vlorë 12/23 Diell
Korçë 3/14 Diell re
Gjirokastër 6/23 Diell re
Sarandë 12/23 Diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – OBSH: Pandemia ende nuk ka mbaruar
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/10/2021