Ballina Flash

Mbi 707 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë

PRISHTINË, 27 tetor /ATSH/ Aktualisht në Kosovë janë 427 raste aktive me koronavirus. Më së shumti raste aktive me COVID-19 janë në Komunën e Prishtinës. Në kryeqytet janë 98 raste aktive me COVID-19.

Në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëhet e ditur për 20 raste të reja me koronavirus.

Për mbrojtje nga koronavirus institucionet shëndetësore e shtetërore po u bëjnë thirrje qytetarëve për vaksinimin antikovid.

Prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri më sot janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës.

Kurse, 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antikovid.

Për parandalimin e përhapjes së virusit korona Qeveria e Kosovës qysh në ditët e fundit të muajit gusht mori vendim për masa kufizuese, masa këto që në çdo dy javë pësuan ndryshime. Ditë më parë Qeveria i vazhdoi masat me disa ndryshime.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Escobar: SHBA-ja kërkon që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së
Artikulli tjetërParku Korab-Koritnik, pikënisja e turistëve drejt magjisë së natyrës