Ballina Aktualitet

Raporti i World Justice Project, reagon Basha

TIRANË 25 tetor /ATSH-I.Vata/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me raportin e World Justice Project, të Bankës Botërore dhe BERZH-it.

Në reagimin e tij Basha thekson se, nevojitet vendosmëri për t’u përballur me autokratët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor.

“Renditja e Shqipërisë sipas World Justice Project si dhe BB dhe BERZH: Sundimi i ligjit: Midis Kazakistanit dhe Afganistanit. Indeksi i Korrupsionit: Midis Egjiptit dhe Zambies. Niveli i ryshfetit: Midis Zambies dhe Marokut. Nevojitet vendosmëri për t’u përballur me autokratët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor”, shprehet ai.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioni “Becchetti”, PD padi në Kushtetuese
Artikulli tjetërVlerësim për studiuesin nga Kosova dhe atdhetarin Llambi Kota (pas vdekjes)