TIRANË 25 tetor /ATSH-I.Vata/ Përfaqësuesit e PD-së, nënkryetarja Grida Duma dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi depozituan sot në Gjykatën Kushtetuese padinë për vendimin antikushtetues të Kuvendit për mosngritjen e komisionit hetimor për çështjen “Becchetti”.
Në një prononcim për mediet, nënkryetarja e PD-së Grida Duma tha se “fitorja e parë e PD-së është fakti që ata treguan publikisht që nuk miratojnë dot një komision hetimor sepse janë të qartë sepse është një çështje e humbur”.
“Është qartë pse, sepse në dy dekada është traditë normale që kjo nuk nevojë për miratimin e asnjë force politike sepse komisionet hetimore me ¼ firmave të deputetëve dhe kjo mjafton është e legjitimuar për të ngritur komisionin hetimor. Padyshim, PD nuk kënaqet dhe nuk mundet të ndalojë thjeshtë të një fitore publike mediatike dhe e bërë hapur e qartë se për këtë çështje Rama ka frikë të hetojë, sepse e dinë se është i dështuar, shkaktar përgjegjës për 120 milionë eurot. Arsyeja që komisioni hetimor ekziston dhe duhet të ekzistojë megjithëse vonohet por nuk pengohet plotësisht. E sigurt është që Shqipëria është e vonuar në shumë aspekte, por le të përpiqemi që të mos jetë një çështje e penguar dhe e harruar dhe këtë do të bëjmë, sepse 120 milionë eurot e arbitrazhit ndërkombëtar që ndëshkon Shqipërinë që ta paguajnë shqiptarët, kur shkaktar është Rama dhe keqqeverisja, për shkak të faktit të thjeshtë se politika merr hak politikisht ndaj një media, ndaj një investitori. Pra shkaktari janë ata duke influencuar te gjykatat shqiptare, të cilat marrin vendime që ndëshkohen nga gjykatat ndërkombëtare. Kjo është çështja, dhe ne do të luftojmë deri në fund që të mos e paguajnë shqiptarë, por shkaktarët Rama”, tha ajo.
Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi tha se në kohën kur vendimi u bë publik, PD ka depozituar në SPAK një kallëzim penal, por këtu bëhet fjalë për një komision hetimor parlamentar për të përcaktuar përgjegjësitë administrative të secilit prej zyrtarëve publikë dhe për t’i përballur ato e pasojat financiare që sjell ky vendim.
/a.a/r.e/























