Ballina Flash

Parashikimi i motit, 24 tetor 2021

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot moti do të nisë i vranët në të gjithë vendin. Prej orëve të mëngjesit vranësirat do ti lenë vendin motit të kthjellët.
Në orët e para pas mesnatës e deri në mëngjes në jug e pjesërisht në qendër reshje shiu në intensitet të ulët. Më tej reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.
Era do të fryjë nga veriu e verilindja mesatare dhe në bregdetin verior e vrullshme. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama viziton xhaminë dhe varrin e Muhamed Aliut në Kajro
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/10/2021