Ballina Aktualitet

Xhaçka – Schmid: Gjermania konfirmon mbështetjen për integrimin

TIRANË 23 tetor /ATSH-I.Vata/- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka  ka zhvilluar sot një takim me deputetin e Bundestagut gjerman, Nils Schmid.

Në fokus të takimit ishte mbështetja e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit me deputetin e Bundestagut gjerman, ministrja Xhaçka mori konfirmimin e mbështetjes për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Diskutim mjaft i mirë me deputetin e Bundestagut gjerman Nils Schmid, mbi zhvillimet në Shqipëri dhe rajon, si dhe konfirmimin e mbështetjes për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE”, thekson Xhaçka.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVATIKAN – Papa Françesku planifikon të vizitojë Greqinë, Qipron dhe Hungarinë
Artikulli tjetërNikolla: Austria, mbështetje të fuqishme për çeljen e negociatave