Arsimi profesional, perspektivë punësimi

TIRANË 23 tetor /ATSH-I.Vata/- Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako ka vizituar sot qendrën e trajnimit profesional në Durrës.

Ajo tha se “në qendrën rajonale të formimit profesional të Durrësit, u njoha nga afër me proceset trajnuese të kurseve të ndryshme profesionale që zhvillohen në këtë qendër si dhe shpërndamë çertifikatat  për personat që kanë përfunduar kursin e kuzhinës. Këta kuzhinierë të kualifikuar përgatitën një drekë për të moshuarit e qendrës ditore të të moshuarve.

“Arsimi profesional është një një perspektivë mjaft e mirë punësimi. Qendra e formimit profesional ofron 28 kurse të ndryshme falas për të papunët. Në këtë qendër ofrohen për rreth 2 mijë kursantë çdo vit kurse për kuzhinë, elektronikë, hoteleri, berber, parukeri, hidraulik, elektriçist, trajnimin “Start Smart” dhe kurse të tjera. Të rinjtë e Durrësit nëpërmjet ndjekjes së kurseve profesionale të kësaj qendre marrin aftësitë e nevojshme për t’u integruar në tregun e punës”, shprehet ajo.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.