Ballina Flash

“Shqipëria buzëqesh”, 1,860,335 vaksinime në gjithë vendin

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1 860 335 vaksinime antikovid në gjithë vendin.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu teksa publikoi mbrëmjen e së enjtes shifrën e vaksinimit në total.

Manastirliu tha se vetëm ditën e sotme janë kryer 5 720 vaksinime antikovid.

Të hënën në aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën edhe 117,000 doza të vaksinës “Pfizer”, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë brenda vitit.

2,379,960 vaksina antikovid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë.

Vaksinimi antikovid vijon në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqendruar, çdo ditë të javës, ku çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të vaksinohet me kartën e identitetit.

Krahas pikave të përqendruara dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit.

/m.m//a.a/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Morawiecki: Gati për dialog me BE-në
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e premte 22 tetor 2021