Parashikimi i motit, e premte 22 tetor 2021

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Edhe për ditën e sotme mbi vendin tonë vazhdojnë të jenë prezente masat ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira  mesatare dhe të dendura. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata lokale.

Era do të fryjë me drejtim  jug-juglindje  dhe shpejtësi mesatare 3 deri 10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 15m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/24 re shi
Kukës 12/24 diell re
Lezhë 10/22 re shi
Dibër 7/22 diell re
Durrës 14/26 re shi
Tiranë 14/25 diell re
Elbasan 15/24 diell re
Berat 9/26 diell re
Vlorë 14/25 re shi
Korcë 7/21 diell re
Gjirokastër 8/22 re shi
Sarandë 12/23 re shi
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.